26 tetor 2009

Ferrara: Rezultat dhe paraqitje e mirë

Është kthyer qetësia në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Fitorja në Sienë bën rimë me suksesin në Ligën e Kampioneve kundër Makabit dhe i mban bardhezinjtë në vendin e tretë të renditjes pas Interit e Sampdorias. Pavarësisht nga lodhja që treguan në “Artemio Franki”, Ferrara nuk e ndjen ta kritikojë skuadrën: “Jam i kënaqur nga rezultati dhe paraqitja njëkohësisht, ‑ shpjegon trajneri bardhezi.
- Lëvizëm shumë mirë dhe e merituam fitoren. Kamoranezi? Na ndihmoi shumë me hyrjen e tij gjatë ndeshjes. Deri tani ka luajtur gjithnjë dhe mbetet një element cilësor shumë i rëndësishëm. Nuk është e lehtë të qëndrojë jashtë një si Mauroja, por ndonjëherë duhet të pushojë edhe ai”. Fjalë të ëmbla edhe për brazilianin Diego: “Në pjesën e parë vuajti si të gjithë, por në pjesën e dytë dha një ndihmë të madhe dhe ishte shumë i zoti edhe në fazën mbrojtëse, kur luajti si anësor në një mesfushë me katër lojtarë”.