Menaxheri i Juventusit, Ciro Ferrara, është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
“Do të thosha se rezultati më kënaq mua, veçanërisht duke marrë parasysh lojën që treguam në pjesën e dytë”.
“Në pjesën e parë Bayerni bëri presion dhe krijoi disa raste, derisa ne e humbëm topin shumë dhe nuk ia dolëm në shumicën e kundërsulmeve. Pas pauzës ne shumë më rrallë ishim të rrezikuar dhe ishim më afër fitores”, ka thënë Ferrara pas takimit.