24 tetor 2009

Ferguson : Owen do të pritet mirë në Anfield

Sir Alex Ferguson beson se përkundër pritjes së tifozëve në ndeshjen e nesërme kundër Liverpoolit, Michael Owen do të ja dal mbanë.
“ Nuk besoj se do ta brengos kjo Owenin. Secili e dëshiron të jetë i dashur por ai ka eksperiencë që ta trajtoj këtë. Do të jetë interesant të shohim se çfarë reaksione do të ketë ai.”
“ Janë disa lojtarë të cilët kanë luajtur për të dyja klubet. Paul Ince ishte pritur tmershëm pas kalimit tek Liverpool.”
“ Ai [ Owen ] mund të shënojë në çdo lloj ndeshje, duke përfshirë ato të nivelit më të lartë. Ai e ka bërë këtë në karrierën e tij.” përfundoi Skocezi.