E pabesueshme!!! Në ndeshjen e parë të vlefshme për Kupën e Mbretit në Spanjë, Reali Madridit është poshtëruar nga ekipi amator i Kategorisë së Tretë.Mungesat e Kakà dhe të Kristiano Ronaldos nuk kanë sesi të justifikojnë një poshtërim të tillë historik, sepse Reali luante me lojtarët e tjerë më të mirë. Trajneri Pelegrini flet për një ndeshje turpi, ndërsa Valdanoi i kërkon ndjesë të gjithë tifozëve. Kapiteni Raul pranon se “kanë marrë një leksion poshtërues...”.
Alcorcon-Real Madrid 4-0
shënues: 16' e 52' Borja, 22 aut. Arbeloa, 40' Ernesto
ALCORCON: Juanma; Ruben Sanz, Inigo Lopez, Borja Gomez, Nagore; Ruben Sanz; Ernesto Gomez (65' Jeremy), Sergio Mora, Fernando Bejar (75' Carmelo); Diego Casco, Borja Perez (82' Bravo).
REAL MADRID: Dudek; Arbeloa, Albiol, Metzelder, Drenthe; Mahamadou Diarra, Guti (46' Gago), Van der Vaart; Granero (63' Marcelo); Raul (72' Van Nistelrooy), Benzema.
karton të verdhë: Guti.