Drenica mposhtë Kosovën
Drenica ishte mikpritës i Kosovës së Vushtrisë dhe e mposhti merezultat 3-0. Drenica tregoi një ndeshje shumë të mirë, ishte mjaftë mirë e vendosur në fushë dhe nuk linte hapësira për kundërshtarët. Serinë e golave hapi Muji në minutën 22, ndërsa pjesa e parë përfundon me këtë rezultat. Ndërsa në pjesën e dytë Drenica ishte më e vendosur dhe me sulmet e parreshtura arrinë që të rrisë rezultatin në dy gola epërsi nëpërmjet Bajraktarit në minutën e 68. Ndërsa përsëri Muji shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Drenicën. Drenica 3-0 Kosova