27 tetor 2009

Di Karlo: Mund të kishim fituar

Ka patur zhgënjim midis lojtarëve të Kievos në përfundim të ndeshjes kundër Milanit, të dielën. “Eshtë për të ardhur keq, - ka thënë trajneri Di Karlo - sepse kemi patur mundësinë të dyfishonim, më pas në pjesën e dytë Milani ka reaguar”. Keqardhje ka patur edhe në fjalët e mesfushorit Markolini: “Nuk është bukur të humbasësh në këtë mënyrë. Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi ne po fitonim, dhe më pas gjithçka është përmbysur në favor të kuqezinjve. Ne i kemi patur mundësitë për të mbyllur ndeshjen, por Milani ka shumë kampionë, të cilët mund të të ndëshkojnë në çdo moment”.