25 tetor 2009

Di Carlo shpreson që Galliani ta ketë humbur CD të CL

Tekniku i Chievos Domenico Di Carlo ishte i impresionuar me paraqitjen e Milanit kundër Real Madridit në Champions League të mërkurën mbrëma.
“ Jam i lumtur sepse gjatë javës vërejta një reaksion të fortë në humbjen kundër Barit.”
“ Ne kemi lojën tonë, Chievo nuk ishte i vërteti kundër Barit. Kundër Milanit Europian duhet të përgjigjemi me shpirt të punës.”
“ Shpresa jonë është që Galliani ta ketë haruar në Spanjë CD-n e Champions League, të cilën ai ua jep lojtarëve ta ndëgjojnë para fillimit të ndeshjeve. Nuk dua të jem viktimë e tyre.” deklaroi Di Carlo për tuttomercatoweb.com
Chievo aktualisht është në vendin e 9, me vetëm një pikë prapa Milanit, dhe pritet që të bëjnë më të mirën që të dalin përpara Milanit.