Lojtari i Barcelonës i huazuar në Juventus për një vitë me mundësi të blerjes së kartonit të tijë nga ana e skuadrës Juventine me një shumë rreth 12 milion euro është operuar me sukses ditën e sotme. Fabio Cannavaro i'a kishte thyer hundën lojtarit nga Uruguai Martin Caseras, në një duel për top dhe normalisht që qdo gjë kishte ndodhur pa qëllim.- "Operimi i Martin Caserasit ka shkuar me sukses. Në këtë operim të udhëhequr nga profesor Libero Tubino janë eliminuar të gjitha problemet që i kishte pasur Caseras në hundë. Lojtarit do t'i jepen pushim rreth dy ditë dhe afërsisht ai do t'ia fillojë trajnimeve të Shtunën." thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi Torinez.