26 tetor 2009

Capello sulmon futbollin Italian – reagon FIGC

Selektori i kombëtares Angleze në futboll Fabio Capello ka lancuar një atak të drejtpërdrejtë ndaj futbollit të vendlindjes së tij, duke phuar se është një lojë e përshkruar nga tifozeritë e dhunshme dhe një lojë ku simuluesit lavdohen në vend që të dënohen.
“ Janë grupet Ultras të tfozëve që e vënë rregullin në Serie A. Nuk shihet guxim për ta aplikuar ligjin ndaj tyre.”
“ Në Itali simuluesit lavdohen dhe marrin çmime – në Angli ata dënohen.”
Më pas Capello foli dhe për kombëtaret respektive dhe për çështjen Owen duke e krahasuar atë me çështjen Cassano.
“ Kombëtarja Italiane kurrë nuk më fascioni si ajo Angleze.”
“ Dilemma ime është Owen. Te Lippi është Cassano.”
Pas këtyre deklaratave menjëherë është përgjigjur kryetari i federatës së futbollit Italian (FIGC) Giancarlo Abete dhe kryetari i komitetit olimpik Italian Gianni Petrucci.
“ Nuk jemi peng të tifozëve, punojmë përkrah autoriteteve për këto gjëra.”
Petrucci ishte më i ashpër në kundërpërgjigje, duke thënë se Capello nuk është kërkah.
“ Nuk më lë përshtypje ajo çfarë tha Capello. Fjalët e tij nuk shprehin asgjë, thjesht ai nuk është kërkah.”