23 tetor 2009

Benitez : Liverpool nuk është si mendojnë njerëzit

Menagjeri i Liverpoolit Rafael Benitez mendon se skuadra e tij mund ta mposht Manchester Unitedin të dielën duke përfunduar kështu serinë katastrofale prej katër humbjeve me radhë.
“ Jam i sigurt se skuadra jonë është më e mirë se sa që mendojnë njerëzit. Nëse ke tre, katër ose pesë lojtarë standard që janë të lënduar, atëhere mund të flisni për skuadrën që nuk është e fortë.”
“ Jam i sigurt që nëse katër ose pesë lojtarë standard të Chelseat, Man.Utd, ose Arsenalit nuk luajnë, atëhere për këto skuadra do të ishte vështirë.”
“ Fitorja ndaj United vitin e kaluar mund të na shërbej. Pa Gerrard dhe Torres, ekipi ishte mjaft i mirë dhe u kënaq atë dit, veçanërisht pasi që ishim pa dy lojtarët kryesor.”
“ Është mënyra më e mirë – por jo e vetmja. Ne mendojmë se mund të fitojmë dhe do të flasim për katër pikë në konferencën e ardhshme për shtyp.” deklaroi Rafael Benitez.