23 tetor 2009

Barcelona lanson ofertë në formë huazimi për Danny

Barcelona ka hapur negociata me Zenit Petersburgun për mesfushorin e tyre,Dany.Blaugranët janë të gatshëm ta transferojnë mesfushorin në formë huazimi gjatë Janarit.
Sipas lajmeve në Portugali,trajneri i Barcelonës,Pep Guardiola,është duke kërkuar të shtojë lojtarë të fuqishëm në skuadrën dhe Danny është përfshirë në listën e tij.
Portugezi u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Ligës Ruse kur ai u largua nga Dinamo e Moskës te Zenit për një shumë rreth 30 milionë €.
Ai është duke u rikuperuar nga një lëndim në gju në vendlindjen e tij, kështu që ai do të jetë për pjesën e mbetur te sezonit në Rusi, por një transferim pritet të kryhet në Janar, që të jetë i gatshëm para kampionatit botëror.
E përditshmja News Record tregon se Barcelona është përfshirë në bisedime me Zenit përmes agjentit të Dannyt,Jorge Mendes.
Klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë 5 milionë € për ta mbajtur portugezin deri në fund të sezonit dhe në fund të ketë mundësi për ta transferuar atë.