Thashethemet që qarkullojnë prej një kohe të gjatë mund të bëhen realitet. Janë disa faktorë kyç që mund të ndikojnë në rikthimin e spanjollit.Sipas një burimi të cituar nga e përditshmja spanjolle “Sport”, te Barcelona janë të sigurtë se Çesk Fabregas do të firmosë me katalanasit gjatë merkatos verore të vitit tjetër.Kapiteni i “Topçinjve” për të cilin interesohet prej kohësh Barcelona, mund të rikthehet në vitin e ardhshëm në klubin të cilin e la në vitin 2003.Presidenti Joan laporta kërkon të arrijë një marrëveshje para fundit të këtj sezoni, në mënyrë që Fabregasi të mos përdoret si një “peng” nga ndonjë rival i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në klubin spanjoll.“Sport” është shumë pranë administraës aktuale të Barçës dhe raportimi i tyre, sipas të cilit edhe vetë Fabregas dëshiron që marrëveshja të mbyllet me sukses, nuk mund të quhet thjesht një thashethem.Gazeta spanjolle beson se deklaratat e Fabregasit se ai është i përqendruar me Arsenalin, janë sinjale që tregojnë se mesfushori do të japë gjithçka në këtë sezon, para se të lërë “Emirates Stadium” si i parapëlqyeri i tifozëve.