Avokati i Milanit Leandro Cantamessa ka dhënë një sinjal të qartë për marveshjen për transferimin e David Beckham, dhe tha se kanë mbetur vetëm disa detaje për tu finalizuar.
“ Jemi shumë afër, që gjërat të marrin firmën…këto janë gjërat që u takojnë menagjerëve, ne avokatët duhet të qëndrojmë prapa. Sidoqoftë, në horizont gjërat duken pozitivisht.”
“ A do të ketë transferime tjera në Janar? Nuk mund të them asgjë më tepër. Nuk kam indikacione për atë çështje.”
“ Këto gjëra zakonisht vendosen kur afati kalimtar afrohet. Është pakëz herët të flasim për atë tani.” deklaroi Cantamessa.