Leo Messi ka mbetur gojëhapur kur e ka kuptuar se kamerunasi Samuel Eto’o do të largohej nga Barcelona gjatë verës që shkoi, për t’iu bashkuar Interit.“Një transferim që më ka lënë të befasuar. Samuel i ka dhënë shumë Barcelonës, mendoj me kuantitetin e numrit të golave që ka shënuar dhe për titujt që ka fituar. Ishte një futbollist mjaft i rëndësishëm”, theksoi sulmuesi argjentinas për të përditshmen franceze France Football.