16 shtator 2009

Mourinho pranon se Barca është më e mirë

Inter sonte ishte mikpritësi i Barcelonës në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës se Kampionëve dhe në ndeshjen e cila përfundoi baraz në San Siro.

Përkundër dështimit për të fituar në shtëpi, bossi Neroazzur, Jose Mourinho, është më shumë se i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“ Ne luajtëm një ndeshje fantastike, ishte një përgjigje pozitive kundër kampionit Europian dhe klubit më të fortë në botë,” tha Mourinho pas ndeshjes.

“ Ishim kompakt në mbrojtje, dhe nëse do të shënonim, ne do mund ta fitonim ndeshjen shumë lehtë. Ishte një betejë taktike, si fizike ashtu mentale, e cila përfundoi 0 me 0, por ishte vërtet një ndeshje e madhe.”

“ Ata ishin një skuadër ndaj së cilës ishte vështirë të mbrohemi, kështu që ti mbajmë pashënuar është një shenjë e mirë. Ne gjithashtu patëm raste, por ishte shumë e vështirë.”

“ Ata patën më shumë raste, dhe janë më shumë se një ekip, ata e dinë se ku është bashkëlojtari edhe me sy mbyllur. Ne kemi katër ose pesë lojtarë të rinj, të cilët janë në fazën e njohjes. “

Në fund Mourinho u përgjigj për ish yllin e tij Zlatan Ibrahimovic.

“ Unë e përgëzova para dhe pas ndeshjes, dhe e shikova afër fushës së lojës. Jam krenar që tifozët e kanë pritur me resepkt.”