
Vetë Fushaj e ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit të tij, duke njoftuar njëkohësisht emrin e zëvendësuesit të Likës, ish-futbollistin e Vllaznisë dhe të Kombëtares shqiptare, Roland Rucin.
Pas pesë javëve të para në kampionat, Vllaznia ka fituar vetëm një herë, aq sa edhe ka barazuar, duke regjistruar tre humbje dhe renditet në vendin e parafundit me katër pikë.
Vetëm një gol i shënuar në 450 minuta lojë janë shumë pak për një ekip që sezonin e kaluar luftonte për titullin kampion, gjë që solli edhe shkarkimin e trajnerit Hasan Lika.