29 shtator 2009

Rrezik nëse i lë në stol Kaka-n dhe Ronaldon

Manuel Pellegrini ka pranuar se do ti nënshtrohej një rreziku të lartë nëse lë në stol Kaka-n ose Cristiano Ronaldon të cilët, kanë shprehur haptazi kundërshtimin për rotacionin e Pellegrinit.
“ E di se është rrezik nëse i lë në stol Cristiano Ronaldon apo Kakan, por talenti i tyre nuk dallon nga lojtarët tjerë.”
“ Do të vie koha që do ti ulim në stol edhe ata. Jo të gjithë mund të pajtohen me këtë, por lojtarët e dijnë dhe e kuptojnë këtë. Çdo lojtar përgjigjet për atë çfarë i them unë.”
“ Rotacionet nuk janë probleme të mëdha. Ato bëhen në bazë të paraqitjeve, minutave te luajtura, dhe kundërshtarit. Ne bazohemi dhe në dy stërvitjet nga dy orë e gjysmë çdo ditë.”
“ Nuk mund të dini kurrë se sa do jetë numri i rotacioneve deri në fund të sezonit.” deklaroi Pellegrini.