16 shtator 2009

Nuk i intereson Italia

Fabio Capello e ka konfirmuar për të satën herë se nuk i intereson ta udhëheq Kombëtaren italiane, por as që i ka interesuar në të kaluarën.
“Thjesht, nuk më intereson ta bëj atë punë”, ishte i shkurtër trajneri i shquar italian, i cili për momentin është selektor i Kombëtares angleze, me të cilën e ka siguruar qysh tash një vend në Botërorin 2010.
“Në Angli ekziston një respekt më i madh për rregullat dhe është një vend me njerëz të edukuar”, u shpreh Don Fabio.