29 shtator 2009

Milan duhej të më shiste – Kaka

Asi i Real Madridit Kaka ka dhënë arsyet e largimit nga Milani verën e kaluar.
Maestro brazilian është duke u kënaqur me jetën në Bernabeu, por ai gjithashtu foli dhe për largimin e tij nga Milani, duke pohuar se klubi dëshironte ta shiste.
“Shitja ime ishte e nevojshme për klubin. Gjithnjë e lash në dorë të klubit nëse donin të më transferonin apo jo.”
“ Kur u ktheva në Milanello, të gjithë tifozët më mirëpritën, duke ma thirrur emrin. Ata e kuptuan arsyen se pse u largova. Në fund, gjithmonë e vërteta del në shesh.” përfundoi Kaka.