
Neraazurët do të takohen me Rubin Kazan të martën mbrëma, por lëndimet të cilat nuk mbahen mend që një kohë të gjatë, kanë vënë pikë dyshimi tek shumë analistë dhe agjenci të bastoreve.
“ Kur Inter gjen entuziazmin që t’i harroj dështimet e kaluara, dhe ti shmang mangësitë teknike në mesfushë, atëhere projekti do funksionoj,” tha Sacchi për La Gazzeta dello Sport.
“ Për momentin lojtarët e Interit janë duke mësuar dhe studiuar për këtë garë, dhe kjo i bën ata më të pavendosur.”
Inter është favorit për takimin kundër Rubin Kazan, por Sacchi nuk është dhe aq i sigurtë.
“ Ndeshja do duhet të jetë në anën e Interit për shkak të kualitetit, por janë pa Thiago Mottan dhe Wesley Sneijderin,” tha ai.
“ Për më shumë, frika është diagnoza që kanë Nerazurrët në këtë garë.” përfundoi Sacchi.