
Louis Van Gaal : “ Juventus është një klub shumë i mirë, ata janë në formë, por ata barazuan në fundjavë. Nuk kam kujtime të mira nga Juventus. Lippi sa isha në Aajax më mposhti pikërisht me Juventusin.
“ Kam pritur që të jemi në maje të tabelës në bundesligë, por tani jemi 6 pikë prapa liderit, mirëpo u premtoj tifozëve se do të rinisim fitoret, dhe atë kundër Juventusit.”
Gianluigi Buffon : “ Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, ashtu sikurse çdo ndeshje si mysafir në Champions League. Bayern? Është një klub me shumë lojtarë kualitativ dhe historia dhe përvoja në këtë garë na bën më të vështirë kundër tyre. Shprsoj ta harroj barazimin kundër Bolonjës, me një fitore në Munich.”
Vicenzo Iaquinta : “ Bayern? Ne kemi fituar në Bernabeur, dhe nga kjo do inspirohemi. E dimë se do jetë vështirë kundër tyre, mirëpo ne kemi përbërjen e duhur për ti marrë të trija pikët. Ne po mendojmë vetëm për ndeshjen e ditës së nesërme dhe po fokusohemi vetëm aty. Do të jetë natë e mrekullueshme nesër, ku do të mbretërojë një mentalitet fitues.”