29 shtator 2009

CL? Pse Jo – Fergie

Sir Alex Ferguson deklaroi sot se Manchester United është i aftë ta fitojë Champions League këtë sezonë, duke krijuar një skuadër tepër ambicioze.
Fergusson nuk ka luajtur me formacione të njëjta që 78 ndeshje, dhe ashtu si ndeshje tjera edhe nesër priten ndryshime drastike në formacion, në ndeshjen ku United pret kampionin gjerman Wolsfburgun.
“ Unë mendoj se ne kemi skuadrën që mund të fitoj përsëri Champions League.” tha Fergusson për The Daily Mirror.
“ Ne kemi një grup të mirë të lojtarëve.”
“ Dhe nëse e fitojmë atë titull, nuk do të jetë ekipi që e fiton atë, por skuadra. Por, nuk është lehtë ta fitosh atë, ashtu si na stopoi Barcelona sezonin e kaluar.”
“ Një gabim si në atë ndeshje të madhe je i tendosur, kujtojeni. Një gabim – ke vdekur.”
“ Kur do të arrijmë më lartë, atëhere do mund të mendojmë për finalen në Madrid “ përfundoi Fergie.