29 shtator 2009

Champions League Parashikimet e Milanos dhe Realit

Milan – Zurich

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Zurichut në San Siro, ndeshje e cila pritet të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.
Milan në një formë tepër të dobët do të kërkoj dalje nga kriza pikërisht kundër Zvicëranëve. Zgjidhja për këtë pritet të jetë njeriu i quajtur Mr. Offside , Filipo Inzaghi. Milan për këtë takim është favorit i lehtë për shkak se eshte vendas, se përndryshe…
Formacioni i mundshëm : (4-3-1-2): Storari; Abate, Nesta, Kaladze, Zambrotta; Gattuso, Pirlo, Ambrosini; Seedorf; Ronaldinho, Pato.

Zviceranët e Zurich përkundër humbjes së thellë kundër Real Madridit, me dy golat e shënuar shohin pakëz dritë në fund të tunelit. Këta të fundit do të tentojnë të befasojnë rossonerët midis Milanos, pasi që kjo është mënyra e vetme e kualifikimit përndryshe, papa…formacioni i mundshem (4-2-3-1): Leoni; Stahel, Tihinen, Barmettler, Lampi; Aegerter, Gajic; Vonlanthen, Margairaz, Djuric; Nicki.

Real Madrid – Marseille

Sot me fillim nga ora 20:45 në Santiago Bernabeu do të takohen Real Madrid dhe Olympique Marseille, në kuadër të Champions League.

Real Madrid, skuadra ndoshta më në formë sot në botë, po shkatërron çdo gjë para vehtes. Shkeljet e vazhdueshme që bën Reali janë senzacionale. Me një Ronaldo në top formë, me një Kaka në disponim për assistime, dhe me një mbrojtje shumë të vendosur, Real Madrid dalë ngadalë ëshë duke ja arritur qëllimit, që ta rrënoj kështjellën e ashtuquajtur Barcelona. Real Madrid në këtë takim hyn si favorit absolut për tri pikë.

Marseille, skuadra e cila po kalon padyshim nëpër një periudhë të vështirë. Humbja edhe pse jo e merituar e francezëve kundër Milanit, i bën këta më të urritur për ndeshjen kundër Realit. Një gjë më çudit. Pse asnjëri nga zyrtarët ose lojtarët e Marseille nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.? Ndoshta ndonjë befasi për sot ? Kurrë nuk i dihet, por në këtë takim francezët janë outsider.