29 shtator 2009

Mourinjo me “tridhëmbëshin” ndaj Rubin Kazan

Trajneri zikaltër do hedhë në fushë një formacion sulmues në ndeshjen e sotme ndaj rusëve, duke futur që nga minuta e parë Baloteli-Milito-Eto.Nevojitet një Inter i guzimshëm për të mundur Rubin Kazanin. Prandaj, Hoze Mourinjo po mendon të hedhë në fushë që nga minuta e parë “tridhëmbëshin” Baloteli-Eto-Milito.
Por në Rusi nuk do të jetë Masimo Morati, që e ka anulluar udhëtimin në momentin e fundit. Arsyeja? Presidenti nuk do t’i japë më shumë rëndësi seç duhet kësaj ndeshjeje, për të mos shtuar akoma më tepër presionin mbi trajnerin dhe lojtarët.
Për të krijuar formacionin në kokën e portugezit ka ndikuar forma e mirë e Balotelit në ndeshjen kundër Sampdorias. Kështu, mundësitë për të parë në fushë formacionin 4-3-3 janë rritur ndjëshëm në orët e fundit.Pas tre sulmuesve, linja e mesfushës do të jetë e përbërë nga Zaneti, Kambiaso dhe Stankoviç, me Maikon, Samuel, Lusio dhe Kivu para Hulio Sezarit.
Në të kundërt, pra në rast se Mou vendos të përdorë mesfushën në formë rombi, Viera, Santon dhe Muntari janë në balotazh për të zënë vendin e Balotelit.
Pas barazimit pa gola kundër Barcelonës, të gjithë në shtëpinë zikaltër janë të vetëdijshëm se nuk lejohen më hapa të gabuar.