29 shtator 2009

Owen, Van der Sar dhe Park mungojnë ndaj Wolfsburgut

Të mërkurën Manchester Unitedi pret Wolfsburgun në Old Trafford për ta zhvilluar xhiron e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Djajtë e Kuq kanë disa mungesa në formacionin bazë.
“Sky Sports News” njofton se Michael Owen, Ji-Sung Park dhe Owen Hargreaves vazhdojnë të mbesin jashtë fushës stërvitore, ndërsa edhe pse kishte qenë në stërvitje, portieri Edwin van der Sar nuk do të jetë i gatshëm të luajë përballë gjermanëve.
Sir Alex Ferguson do të duhet sërish të improvizojë për të zgjedhur një skuadër fituese, e cila do të nxjerrë pikë të plota në përballjen me kampionin e Gjermanisë.