
Në grupin E, pritet përballja më interesante e mbrëmjes së sotme. Në “Artemio Franki” Fiorentina pret Liverpulin e Rafa Benitezit, në një ndeshje ku të dy ekipet do kërkojnë fitoren.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Lioni udhëton drejt Hungarisë, për t’u ndeshurme vendasit e Debreçenit.
Interi shkon në Rusi për të luajtur përballë kampionëve të Rubin Kazanit. Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:30, ndryshe nga të tjerat që luhen në 20:45.
Kurse kampionët e Europës në fuqi, Barcelona, pret në “Kamp Nou” Dinamon e Kievit të Andri Shevçenkos.
Gllasgou Rejnxhërs-Sevilja është dueli më interesant i grupit G. Të dy ekipet janë pretendentët kryesorë për të kaluar grupin dhe secili do kërkojë të bëjë një hap të sigurt drejt kualifikimit.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Shtutgarti shkon në Rumani ku do të gjejë Unirea Urzicenin.
Në grupin e fundit kemi një përballje kryesuesish midis Arsenalit dhe Olimpiakosit. Të dy skuadrat do kërkojnë fitoren, për të qenë më të qetë në ndeshjet e tjera.
Kampionia e Hollandës, AZ Alkmari pret në shtëpi Standard Liezhin.
Liga e Kampionëve, ndeshjet e sotme:
Grupi E
Fiorentina – Liverpul (20:45)
Debreçeni – Lion (20:45)
Grupi F
Rubin Kazan – Inter (18:30)
Barcelona – Dinamo Kiev (20:45)
Grupi G
Gllasgou Rejnxhërs – Sevilja (20:45)
Unirea Urziceni - Shtutgart(20:45)
Grupi H
Arsenal – Olimpiakos (20:45)
AZ Alkmar – Standard Liezh (20:45)
Fiorentina pa Xhilardinon pret Liverpulin
Italianët do kërkojnë tri pikët e para ndaj pesë herë kampionëve të Europës, për të shpresuar më pas në kalimin e grupit.
Vjollcët vijnë në ktë takim me një mungesë të rëndësishme, siç është sulmuesi Alberto Xhilardino, i pezulluar me dy ndeshje nga UEFA për ndërhyrjen e ashpër ndaj mesfushorit të Lionit, Tulalon, dy javë më parë në Francë.
Në vend të tij do luajë që nga minuta e parë Stevan Jovetiç. 19-vjeçari ka treguar një formë të mirë në ndeshjet e fundit, madje duke shënuar gola vendimtarë për skuadrën e tij.
Nga ana tjetër, skuadra e Benitezit do kërkojë fitoren e shtatë radhazi në të gjitha veprimtaritë në këtë sezon. Pas fitores 6-1 ndaj Hullit në fundjavë, “The Reds” zbarkojnë në “Artemio Franki” me moral të lartë.
Trajneri i Fiorentinës, Çezare Prandeli, është i shqetësuar nga numri i madh i golave që kundërshtari ka shënuar në ndeshjet e fundit: “Nuk do ta fillojmë ndeshjen sikur e kemi të humbur, por golat që ka shënuar Liverpuli së fundmi më shqetësojnë jo pak.”
Për trajnerin spanjoll të Liverpulit, Rafa Benitez, nuk do të jenë të disponueshëm Maskerano dhe Benajun.
Ndërkohë, në takimin tjetër që do të luhet në Hungari, vendasit e Debreçenit do të presin olimpikun e Lionit. Nga ana e tyre, francezët do kërkojnë të hedhin një hap të sigurt drej kualifikimit, duke shfrytëzuar edhe ndonjë barazim të mundshëm midis Liverpulit dhe Fiorentinës.
Interi kundër të ftohtit rus, Barcelona përballë Shevës
Në ndeshjet e vlefshme për grupin F, zikaltrit luajnë në fushën e Rubin Kazanit, ndërkohë që Barcelona pret në shtëpi Dinamon e Kievit.
Skuadra e Mouinjos ka gjashtë ndeshje që nuk fiton në Ligën e kampionëve dhe goli i fundit i shënuar nga kampionët e italisë në këtë veprimtari mban firmën e Zllatan Ibrahimoviç në humbjen 2-1 ndaj Verder Bremenit në Gjermani.
Interi vjen në këtë takim pas humbjes së parë në kampionat kundër Sampdorias të shtunën dhe Morati kërkon që skuadra të reagojë në Ligën e kampionëve: “Nuk mund të them nëse është më mirë të humbasësh apo të fitosh para një ndeshjeje në Champions, por ajo që unë di është se një ekip i madh reagon në situata të tilla dhe ne duhet të fitojmë në Rusi.”
Tiago Mota dhe Uesli Shnajder nuk do të jenë në dispozicion të Mourinjos, pasi kanë probleme fizike.
Nga ana e tyre, kamponët e Rusisë vazhdojnë të paraqiten mirë në kampionatin vendas, duke e udhëhequr atë.
Ndërkohë, në “Kamp Nou”, kampionët e Europës në fuqi do të presin Dinamon e Kievit, në një ndeshje delikate. Pas barazimit kundër Interit dy javë më parë, skuadra e Pep Guardiolës do kërkojë patjetër tri pikët, për të mos e ndërlikuar kualifikimin.
Por edhe ukrainasit e udhëhequr nga Andri Shevçenko do kërkojnë të bëjnë surprizën përballë katalanasve, duke shpresuar në një rezultat pozitiv.
Gllasgou – Sevilja, luftë për kreun
Pas fitores dy javë më parë, spanjollët udhëtojnë drejt Skocisë në transfertën e vështirë ndaj Gllasgout. Shtutgarti luan në Rumani ndaj Unirea Urzicenit.
Sevilja do të kërkojë në këtë ndeshje fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha veprimtaritë në këtë sezon, fitore e cila do t’u jepte spanjollëve kryesimin e grupit G.
Trajneri manuel Himenez vuri në dukje vështirësinë e këtij takimi, duke theksuar 50 mijë tifozët në shkallët e stadiumit “Ibruks Park”, të njohur për mbështetjen ndaj ekipit të tyre të zemrës gjatë gjithë 90-minutëshit.
Nga ana e tyre, skocezët morën një barazim me vlera në Gjermani përballë Shtutgartit në ndeshjen e parë, por në kampionatin vendas në tre ndeshjet e fundit nuk kanë shkuar përtej barazimit 0-0.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Shtutgarti udhëton drejt Rumanisë për t’u ndeshur me kampionët e Unirea Urzicenit. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumine Bukureshtit, pasi stadiumi i skuadrës vendase nuk i plotëson kushtet (kapaciteti i tij është vetëm 7 mijë vende).
Unirea është fshati më i vogël (17 mijë banorë) që merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve në gjithë historinë e këtij kompeticioni.
Në “Emirates” dueli i kryesuesve
Arsenali dhe Olimpiakosi do diskutojnë kreun e grupit G, ndërkohë që AZ Alkmari pret në shtëpi Standardin e Liezhit.
Si “Topçinjtë”, ashtu edhe grekët i kanë fituar ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë. Në takimin e parë skuadra e Arsenalit fitoi me vështirësi 3-2 në fushën e kampionëve të Belgjikës dhe prej atëherë nuk kanë pësuar më gol, as në kampionatin anglez.
Edhe kampionët e Greqisë i kanë fituar të gjitha takimet e tyre pas ardhjes në krye të skuadrës të trajnerit Ziko, i cili u ul në stolin e bardhekuqve pas fitores në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, duke zëvendësuar Temuri Ketsbaian.
Nëse sfida e mbrëmjes së sotme nuk mbyllet në barazim, atëherë ekipi fitues do të bëjë një hap të sigrt drejt konsolidimit të pozicionit në grupin e fundit.
Ndërkohë, “përballja e krizës” mund të quhet ndeshja tjetër e vlefshme për këtë grup.
Alkmari do të presë në fushën e vet kampionët e Belgjikës, Standardin e Liezhit. Të dy skuadrat vijnë në këtë duel pas rezultateve negative jo vetëm në Ligën e kampionëve, por edhe në kampionatet e tyre.
Liga e Kampionëve, gjithçka për grupet E, F, G dhe H
Të gjitha informacionet në lidhje me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve për grupet E, F, G, H.
Grupi E
Fiorentina – Liverpul (ora 20:45, stadiumi “Artemio Franki”, Gjyqtar: Feliks Brych (Gjermani)
Fiorentina 4-2-3-1: Frei; Komoto, Gmberini, Daineli, Paskual; K. Zaneti, Donadel; Markioni, Jovetiç, Vargas; Mutu. Trajner: Ç.Prandeli
Liverpul 4-2-3-1: Reina; Xhonson, Karrager, Skrtel, Insua; F. Aurelio, L. Leiva; Kajt, Zherrard, Riera; Torres. Trajner: R. Benitez
Debreçen – Olimpik Lion (ora 20:45, stadiumi “Ferenc Pushkash”, Gjyqtar: Tom Henning Ovrebo (Norvegji)
Debreçen 4-4-2: Poleksiç; Bodnar, Komlosi, Meszaros, Fodor; Czvitkovics, Dombi, Kis, Szakaly; Leandro, Coulibaly. Trajner: A. Herczeg
Olimpik Lion 4-3-3: Loris; Klerk, Kris, Bodmer, Sisoko; Makun, Tulalo, Kallstrom; Ederson, Pjaniç, Govu. Trajner: K. Puel
Grupi F
Rubin Kazan – Inter (ora 18:30, stadiumi “Centralni”, Gjyqtar: Terje Hauge (Norvegji)
Rubin Kazan 4-4-2: Rizhikov; Kaleshin, Sharonov, Sezar, Ansaldi; Gokdeniz, Semak, Noboa, Riazancev; Domingez, Bukarov. Trajner: G. Berdiev
Inter: 4-3-3: H. Sezar; Maikon, Samuel, Lusio, Kivu; Zaneti, Kambiaso, Stankoviç; Baloteli, Eto, Milito. Trajner: H. Mourinjo
Barcelona – Dinamo Kiev (ora 20:45, stadiumi “Kamp Nou”, Gjyqtar: Bjorn Kuipers (Hollandë)
Barcelona 4-3-3: Valdes; D. Alvesh, Pike, Pujol, Abidal; Buske, Ksavi, Keita; Injesta, Mesi, Ibrahimoviç. Trajner: P. Guardiola
Dinamo Kiev 4-2-3-1: Shovkovski; Eremenko, Kaçeridi, L.Almeida, Magrao; Jusuf, Vukojeviç; Shevçenko, Ninkoviç, Jarmolenko; Milevski. Trajner: V. Gazaev
Grupi G
Gllasgou Rejnxhërs – Sevilja (ora 20:45, stadiumi “Ibruks Park”, Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)
Gllasgou Rejnxhërs 4-2-3-1: Mek Gregor; Uitejker, Bugera, Ueir, Papaç; Naismith, Mendes; Deivis, Boid, Roten; Miler. Trajner: V. Smith
Sevilja 4-4-2: Palop; Sançez, Eskude, Skilaçi, Navaro; H. Navas, Zokora, Renato, Adriano; L. Fabiano, Kanute. Trajner: M. Himenez
Unirea Urziceni – Shtutgart (ora 20:45, stadiumi “Steaua”, Gjyqtar: Loren Duhamel (Francë)
Unirea Urziceni 4-4-2: Arlauskis; Maftei, Galamaz, B.Fernandez, Bordeanu; Paduretu, Parashkiv, Apostol, Balan; Bilasko, Rusesku. Trajner: D. Petresku
Shtutgart 4-2-2-2: Lehman; Cheloci, Taski, Delpier, Boka; Kedira, Hiclshperger; Hilbert, Gebart; Kakau, Pogrebnjak. Trajner: M. Babel
Grupi H
Arsenal – Olimpiakos (ora 20:45, stadiumi “Emirates”, Gjyqtar: Stefan Lanoi (Francë)
Arsenal 4-2-3-1: Manone; Sanja, Gallas, Vermalen, Klishi; Fabregas, Song; Diabi, Roziçki, Eduardo; Van Persi. Trajner: A. Venger
Olimpiakos 4-2-3-1: Nikopolidhis; Zevlakov, Papadopulos, Melberg, R. Bravo; Ledezma, Torosidis; Zairi, Dudu, Leonardo; Diogo. Trajner: Ziko
AZ Alkmar – Standard Liezh (ora 20:45, stadiumi “DSB Stadium”, Gjyqtar: Volfgang Stark (Gjermani)
AZ Alkmar 4-4-2: Romero; Jaliens, Moisander, Moreno, Pokonjoli; Holman, Mendes da Silva, Shars, Martens; El Hamdui, Dembele. Trajner: R. Kuman
Standard Liezh 4-2-3-1: Bolat; Kamozato, Sarr, Mangala, Roka; Uitsel, Gonzalez; Dalmat, Kamargo, Jovanoviç; Mbokani. Trajner: L. Boloni