29 shtator 2009

Mancini dëshiron t’i kthehet punës

Roberto Mancini ka njoftuar se dëshiron ta ushtrojë sërish zanatin e trajnerit, por ka mohuar të ketë kontaktuar me ndonjë skuadër për profesionin tij.
Mediat italiane kanë njoftuar se pozita e Roberto Donadonit si trajner i Napolit po luhatet, ndërsa këtë vend mund ta zë pikërisht ish-trajneri i Interit.
“Dëshiroj të kthehem të punoj si trajner dhe nëse më vjen rasti do ta shfrytëzoj. (Por) nuk kam kontaktuar me askënd”, ka thënë Mancini për Ansa.it.