
Moratti, deklaroi ditë më parë se nuk e di se pse Mourinho është aq i frustruar me mediat, mirëpo ish menagjeri i Juventusit , Luciano Moggi duket se e ka përgjigjen.
“ Mourinho është në stress që një kohë të gjatë,” thotë Moggi.
“ Ai është si një tel i violinës- mos e prekni sepse do të pëlcas- dhe mendimi im pse ai është në atë gjendje është Liga e Kampionëve.”
“ Përkundër përforcimeve, ai nuk është i liruar. Shpresoj të fitoj sot, kështu që të ketë një raport më të mirë me mikrofonët.”
“ Ishin interesante këto sjellje të Mourinhos sepse ishin të çuditshme, por tani më nuk po durohen.” pohoi Moggi.
“ Kështu, unë e konsideroj atë të menqur dhe qesharak, mirëpo do ja jipja një këshillë: është lehtë të ulesh në tavolina të shtypit kur gjërat shkojnë mirë, është rëndë kur nuk shkojnë mirë. Por, në këto situate ju mund të shihni më mirë kush është ‘ i veçanti ‘ tha Moggi