16 shtator 2009

Premierliga i kushtëzon klubet

Premierliga ka dalë me një rregull të re, e cila do t’i pakësojë futbollistët e huaj në kampionatin anglez. Tash e tutje, nga 25 futbollistët sa ka një klub, 8 duhet të jenë gjithsesi anglezë. Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i kampionatit anglez, Richard Scudamore.
“Nga sezoni i ardhshëm, klubeve do t’iu kërkohet që të kenë maksimum 25 futbollistë, prej tyre 8 më të rinj se 21 vjeç dhe të rritur në akademitë e futbollit në Angli. Klubet duhet t’i deklarojnë ekipet e tyre në fund të muajit gusht dhe janar, kur përfundon afati kalimtar”, tha Scudamore.