16 shtator 2009

Napoli, nën akuzë Donadoni dhe gjyqtarët

Ndodhet akoma në Los Anxheles për arsye pune, ose kinematografike, por ja që zëri i tij mbërrin në të gjithë Napolin. Presidenti i klubit të kaltër, Aurelio De Laurentis është i inatosur pas humbjes së dytë në tri ndeshje dhe e drejton gishtin si te trajneri Roberto Donadoni, ashtu edhe te klasa e gjyqtarëve italianë. Kundër Xhenoas në të vërtetë, gjykimi i ndeshjes nga ana e Taljaventos nuk e ka kënaqur numrin një të Napolit, i cili është gati të marrë masa të menjëhershme.
Nesër pritet rikthimi i tij në Itali dhe në Napoli fillojnë të qarkullojnë zërat e parë. Në orët e fundit, janë dëgjuar zëra për një ardhje të Antonio Kontes në stol në rast “rreziku”. Por në të vërtet, për momentin nuk bëhet fjalë për asgjë, por ndaj Donadonit shtohen dyshimet, duke mos harruar që në fillim të sezonit, sinjalizoi nevojën e blerjes së një mesfushori dhe të një mbrojtësi anësor të majtë.
Përgjigja e De Laurentisit as që u dëgjua dhe është normale që pas dy humbjesh, të paktën në nivel sondazhesh apo propozimesh në tryezë zgjedhje të mundshme teknike, janë duke ardhur. Këtu lind dhe hipoteza për Antonio Konten apo Delio Rosin. Ish-laciali çmohet prej kohësh dhe është një fakt kurioz që së bashku me Konten, është në garë për një zbarkim në stolin e Atalantës në vend të Greguçit. Megjithatë Konte ka epërsinë që ka një rrogë më të pranueshme.
Pavarësisht nga rezultatet e Donadonit, De Laurentisi lë të dyshohet në të paktën tri gjëra: pak entuziazëm për projektin e nisur, një skuadër që gjeneron rënie fizike shqetësuese në pjesën e dytë dhe mbajtja e tepërt pushim e Lavecit, një lojtar vendimtar, ndonëse ka ardhur nga përkushtimet me kombëtaren e tij. Të shtunën vjen Udineze në ‘San Paolo” dhe për të përgënjeshtruar gjithçka, duhet vetëm fitorja. Do të jetë verifikimi i parë i situatës.