16 shtator 2009

Mutu apelon gjobën e Abramoviçit

Adrian Mutu i drejtohet gjykatës zviceriane për të bllokuar aplikimin e gjobës së caktuar nga Gjykata Sportive e Lozanës, e cila e dënoi t’i paguajë një gjobë prej 17 milionë eurosh Çelsit. Vendimi i rumunit u mor me ndërhyrjen e menaxherëve të tij, vëllezërve Bekali, të cilët kanë pak që kanë shqyrtuar prokurën e sulmuesit të Fiorentinës. Mosmarrëveshjet me Çelsin e Abramoviçit vazhdojnë që në 2004-ën. Në tetor të atij viti, Mutu u përjashtua nga skuadra angleze, pasi doli pozitiv me kokainë