Pandev, ndoshta zikaltër që në janar
Në janar Goran Pandev do të jetë i Interit. Lajmi gjen gjithnjë e më shumë konfirmim nga mjediset pranë skuadrës zikaltër, nga e cila qenka arritur një marrëveshje mes lojtarit maqedonas dhe klubit. Branka dhe drejtuesit interistë, po studiojnë tani këmbimin që mund t’i propozojnë Lotitos, i cili, duke rrezikuar ta humbasë lojtarin me çmim zero në qershorin që vjen, duhet të ulë pretedimet e tij. Me 10 milionë euro dhe huazimin e njërit prej lojtarëve Suazo, Khrin ose Obi, mund të bëhet gjithçka.