Messi: Ja pse nuk është duke i shkuar Argjentinës?!
Në intervistën ekskluzive për 'France Football', magazinën franceze të futbollit e cila çdo vit e zgjedh futbollistin më të mirë në botë, Leo Messi e sqaroi se pse nuk po i shkon Argjentinës. "Sistemi taktik i Barcelonës nuk mund të krahasohet me atë të reprezentacionit të Argjentinës, e cila është shumë më inferiore", tha Messi. "Nuk bëhet fjalë për sisteme të njëjta të lojës, dhe nuk janë bashkëlojtarë të njëjtë. Këto dy ekipe nuk mund që të krahasohen për asnjërën nga këto dy kritere. E dua sistemin e Barcelonës, jam mësuar me të. Gjithmonë luajmë që të sulmojë, jemi ofensiv dhe kjo më pëlqen shumë", tha ai, dhe shtoi se Argjentina duhet ta ndjek këtë sistem. Megjithatë, futbollisti më i mirë në botë nuk i frikësohet kualifikimit të përfaqësueses së tij në Kampionatin Botëror. "Do të jemi në kampionatin botëror. Gjërat tjera do të mbeten pas nesh si një përvojë e hidhur", konstatoi ai. Sulmuesi 22-vjeçar i Barcelonës tregoi se është edhe kritik i vetvetes. "Individualisht duhet që të punojmë në përsosmërinë taktike. Po ashtu, duhet që të punojmë që të përmirësojmë gjuajtjet e lira. Futbollisti nuk guxon kurrë që të ndalet në zhvillim dhe përgatitjen, gjithmonë duhet që kërkojë mundësinë që ta arrijë këtë", pohoi ai Leo Messi po ashtu e ka zbuluar se gjatë ditëve të ardhshme do të takohem me përzgjedhësin e përfaqësueses Diego Armando Maradona-n, i cili është duke qëndruar në Evropë, dhe me të do të bisedojë në mënyrë të hapur për shkakun që nuk është duke i dhënë cilësitë dhe aftësitë e njëjta sikur që është duke i treguar në ekipin katalonas...