16 shtator 2009

Inzagi, golashënuesi më i mirë i Evropës..

Pas golave të shënuar për Milanon në kuadër të grupit C të xhiros së parë, Filipo Inzagi ishte shumë i lumtur që u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupat Evropiane dhe pas takimit deklaroi: "Ndoshta është fshehtësia se argëtohem duke luajtur futboll dhe se jam i gatshëm kur të fillojnë takimet", tha ai. Inzagi më tutje shtoi: "E vetmja që dëshiroj është që të jem i gatshëm për ekipin kur të ka nevojë për mua, dhe për moshën time këto mbrëmje janë thjesht briliante. Jam krenar që jam ende pjesë e dobishme e Milanos, dhe kjo më gëzon. Ndërsa të jesh golashënuesi më i mirë i Evropës në klubin që ka luajtur Marco van Basten, ky është nder", tha sulmuesi 36-vjeçar.