Kosova-Trepça 0:3 me rezultat zyrtar
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka analizuar në detaje ndeshjen e ndërprerë në minutën e 45-të në mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Trepçës nga Mitrovica, në kuadër të javës së 6-të të Raiffesien Superligës së Kosovës në futboll. Kjo ndeshje është regjistruar me rezultat 3:0 në favor të Trepçës. Sipas KG-së, ky vendim është marrë me arsyetim se klubi mikpritës nuk i ka marrë masat e mjaftueshme të sigurisë si dhe në mbështetje të nenit 48 të Propozicioneve të garave nuk ka krijuar kushte për lojë pas situatës së krijuar.