16 shtator 2009

Mesi: “Eliminimi i Argjentines-katastrofe”

Me ne fund sulmuesi i Barcelones, Mesi ka thyer heshtjen e deritanishme, lidhur me te ardhmen shume te paqarte te skuadres se Argjentines, per tu kualifikuar per ne finalet e kupes se botes-2010, ne Afriken e Jugut. Pavaresisht nga rezultatet e fundit negative, Argjentina ka nje shans kualifikimi, qofte dhe permes ndeshjeve te plej-ofit. “Ne duhet te luajme ne kupen e ardhshme te botes, ne te kundert kjo do te jete gje e tmerrshme, nje katastrof”, i deklaroi Mesi revistes sportive franceze Franc Futboll. Vete Mesi eshte ne qender te debatit lidhur me nivelin e treguar te skuadra e Argjentines, krahasuar me ate te Barcelona. Por vete mesi konfirmon se skema e lojes se skuadres katalanase nuk mund te krahasohet me ate te Argjentines, qe eshte shume inferiore. “Nuk eshte e njejte skema e lojes se Argjentines me ate te Barcelones, theksoi Mesi, po keshtu ndryshoje dhe shoket nga njerta skuader te tjetra. Asnje krahasim nuk sherben. E dua menyren si luan Barcelona. Ne luajme gjithnje ne sulm dhe ky eshte tipi i futbollit qe mua me pelqen shume”. Mesi nenvizon se skuadra e Argjentines duhet te korrigjoje lojen ne mbrojtje sidomos ne goditje e denimit qe jane gjithnje kercenuese. Media argjentinase bent e ditur se Maradona eshte konfirmuar ne drejtimin e Argjentines dhe per dy ndeshjet eliminatore te mbetura. Ne ditet e ardhshme Mesi mendohet te bisedoje me Maradonen per te dhene dhe shpjegimet e tij me fenomenin: perse ai nuk gjen mundesine qe nivelin e shprehur te Barcelona, nuk e arrin dot te skuadra e Argjentines.