Inzagi nuk mund te jete gjithnje “shpetimtari i atdheut
Filipo Inzagi konfirmohet dhe nje here si me i madhi i te medhenjeve dhe Milan dhe njehere mbeshtetet te golat e tij. Pas mbremjes se te martes ne Velodrom dy ishin mundesite. Te linte festen qe e konfirmon si shenuesi me i forte ne historine e futbollit dhe te veshtronte per gjera te tjera. Ose te shikonte rezultatet dhe statistikat qe e kthejne ne legjende sulmuesin veteran te Milanit. Po tjetra? Milan vazhdon te kushtezohet nga nje sulmues i datelindjes 1973. Inzagi eshte nje mit dhe pse afro 36-vjecar. Ka kaluar teknike dhe futbolliste qe e kane mbyllur ciklin e tij. Ai jo. Milan xhiron dhe xhiron duke thirrur gjithnje per ndihme “shpetimtarin” e tij. Ne fund te fund nuk ka asgje te keqe. Inzagi eshte pjese e grupit te futbollisteve kuq e zi, qe deri te marten ne mbremje nuk kishte zbritur ne fushe me Milanin. Por cfare mund te themi pas fitores ndaj Olimpik Marseje? Skuadra e Leonardos nuk ka identitet loje, por fale “luaneve te vjeter” largohet nga Velodrom pa nje thyerje tjeter. Per Milanin eshte folur se ka nevoje per rindertim. Projekti apo programi nuk ka munguar…Inzagi eshte “nje luan i vjeter”, nje tjeter eshte Klarens Sedorf, qe ndihmon Inzagin qe te jete i “perjetshem” te Milan, me prekjen magjike te topave ne dy golat e Pipos. Lind euforia, por nuk duhet rene ne gabimin e meparshem, vetkenaqesine, pasi djajte e kuq kane shume probleme per te zgjidhur. Statistika dhe rekordet ne futbollin evropian jane te bukura perpara tele-kamerave. Ne kete sens Leonardo dhe futbollistet e tij duhet te kuptojne se ende nuk kane arritur ne gjysmen e vepres se tyre. “Sekreti im? Lexoje gjithnje formacionet dhe ndjeje kenaqesi kur perfshihem ne skuader. Provoje qe te jem gati ne momentin e duhur, thote Inzagi. Ndaj Olimpik Marsejes arriti shifren 41 te golave me Milanin ne ligen e kampioneve dhe jam i pari ne kete histori, kur Milan ka patur sulmues te shkelqyer si Van Basten, Ueah dhe Shevcenko. Vazhdoje te argetohem dhe ajo dite qe nuk do te luaje me do te jete me e veshtire ne jeten time”.