Dhe Kapelo ne shenjen e Mourinhos
Perballe gazetareve, tekniku i Interit, Mourinho, kerkon te shfaqet gjithnje ne formen me te mire, pa u kujdesur shume se cila do te jete shenja e radhes per te dhe cfare reputacioni ka. “Viktima” e fundit e sulmit te Mourinhos ka qene tekniku i Anglise, italiani Kapelo, pas fjaleve te ketij te fundit se “Inter duhet te fitoje ligen e kampioneve kete sezon”. Kapelo pak dite me pare beri komentet e tij ne median italiane, lidhur me perfaqesimin e futbollit te ketij vendi dhe sidomos te Interit ne ligen e kampioneve. Net e perditshmen sportive, Gazzetta dello Sport ai theksoi: “Inter duhet te fitoje ligen e kampioneve dhe pse ky kompeticion kete vit do te jete shume kompetitive”. Komentet e Kapelos nuk i kane pelqyer Mourinhos qe nuk eshte kujdesur aspak per fjalet qe ka perdorur: “ai qe flet keshtu nuk di asgje per futbollin”. “Ne kete sezon te liges se kampioneve, vazhdon me tej tekniku portugez jane disa skuadra qe kane si objektiv suksesin ne ligen e kampioneve, si Barcelona, Celesi, Mancester Junajtid apo Arsenal. Nuk e perjashtoje dhe Interin, qe ka nje skuader te madhe por eshte ende ne ndertim. Kete gje mund te them dhe per Realin e Madridit dhe Bajern Munih. Nje sezon me pare asnje skuader italiane nuk kaloi dot turin e dyte. Nuk mendoj se ky sezon do te jete me i keq, megjithate te thuash se Inter duhet te fitoje ligen e kampioneve, ai qe e mbart kete ide nuk e njeh fare futbollin”. Gjithnje Mourinho nuk fale kur dikush hyn ne “parcelen” e tij-Inter. Pak dite me pare u zbulua se Mourinho ishte shume prane marrjes se drejtimit te Barcelones. Ne janar te vitit 1998, eshte organizuar nje takim midis tij dhe keshilltareve te presidenti Laporta, qe kishin projektuart largimin e Rajkard ne fund te sezonit 2007-2008. Mourinho u “dogj” per nje fakt te thjeshte. Iu dorezua nje leter me disa pika, por njera prej tyre nuk u pranua nga tekniku portugez. Ajo ishte raporte pozitive me median dhe skuadrat kundershtare.