Maradona në Itali për dobësim..
Përzgjedhësi i përfaqësues së Argjentinës në futboll Diego Maradona gjendet në Itali, ndërsa përgjegjësinë për ekipin nacional përkohësisht do ta marrë ndihmësi i tij Carlos Bilardo. Maradona ka ardhur në Itali me qëllimin e vetëm që të dobësohet, pasi që këtë gjë ia kishte këshilluar mjeku i tij. Argjentinën e pret takimi miqësor kundër Ganës më 30 shtator, ndërsa 10 ditë më vonë do ta luajë lojën e vlefshme për kualifikim në kampionatin botëror kundër Perusë, të cilën duhet gjithsesi që ta fitojnë nëse dëshirojnë pjesëmarrjen në këtë garë.