16 shtator 2009

Shqiptarët përballë Romës...

Skuadra e njohur zvicerane, Baseli, më të vërtetë ka punë shumë të vështirë të enjten mbrëma (ora 19.00) përballë skuadrës së fortë, italiane, Romës, ndeshje e vlefshme e fazës së grupeve në Europa Leagua në futboll. Tre futbollistët shqiptarë, Beg Ferati, Xherdan Shaqiri, Orhan Mustafi, që herë-herë kanë qenë pjesë e përbërjes së parë të Baselit do të kenë rastin të përballen me Romën e fortë. Ferati një kohë nuk është paraqitur në përbërjen e Baselit, ndërsa Xherdan Shaqiri kohët e fundit luan standard dhe po dëshmon formë të mirë. Edhe Orhan Mustafi, një futbollist i ri, më perspektiv dhe çdo herë që iu është dhënë rasti e ka arsyetuar veten në fushë. Një ndeshje e vështirë për Baselin, por që shpresojnë se do të ia dalin karshi Romës. Baseli është një skuadër që ka përvojë ndërkombëtare dhe që dinë të luajë kundër skuadrave të mëdha evropiane. Baseli nga gjashtë ndeshje të zhvilluara në Europa Leagua ka shënuar pesë fitore dhe vetëm një herë ka barazuar Baseli mundi Bakun 5:1 dhe si mysafirë 3:1, pastaj gjunjëzuan Reykiavikun 3:1 dhe 2:2 luajtën si udhëtues, pastaj fitoi 4:1 në Santa Coloma dhe 3:0 në Basel. Roma ka pasur një rrugëtim kësisoj: mundi 3:1 Gentin dhe 7:1 në Genti, më pas në Kosice luajti baras 3:3, kurse në Romë fitoi 7:1. Më një fjalë ky ballafaqim pritet të jetë interesant megjithëse Roma favorizohet jo vetëm nga ekspertët e futbollit, por edhe nga bastet e ndryshme.