Hapet procedura ndaj Hoxhës e Pertinacit
Hapet procedura disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së edhe ndaj anëtarit të kryesisë të KF Kosovës, Avdylaziz Hoxha për hyrje brenda vijave të fushës së lojës, me këtë rast shkaktohet tollovi dhe ndodh sulmi fizik ndaj portierit të KF Trepça. Procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj KF Kosovës e Trepçës për shkak të sjelljeve provokuese, hedhjeve të gjësendeve të forta në fushë dhe kacafytjeve të tifozëve mes vete si dhe është iniciuar procedura disiplinore ndaj portierit të Trepçës, Suad Pertinac, për provokim dhe nxitje të situatës edhe ashtu të tensionuar.