16 shtator 2009

Ftohet përfaqësuesja U-19 në Hungari

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka pritur në një takim përfaqësuesen e Ambasadës së Hungarisë znj. Atila Fodor, ku bisedua për bashkëpunimin e FFK-së me Federatën dhe klubet sportive nga Hungaria. Me këtë rast Fodor i dorëzoi Salihut ftesën për Përfaqësueses U-19 të Kosovës që të marrë pjesë në një turne që do të zhvillohet në komunën Tilki gjatë prillit apo fillimit të muajt maj 2010, njoftojnë zyrtarët e FFK-së. Sipas FFK-së, “Shkëndija” nga Tetova në 30 vjetorin e themelimit që do të shënohet më 22 shtator ka ftuar në manifestim krerët e FFK-së, veteranët e futbollit të Kosovës si dhe KF Trepçën ‘89”.