16 shtator 2009

17.050 bileta të shitura, Roma me një mijë adhurues në Basel

"Roma është fizikisht shumë e fortë dhe presim fitore", ka thënë Ranieri.
Sa interesante pritet të jetë ballafaqimi në mes Baselit dhe Romës, e dëshmon edhe shitja e biletave. Mediat zvicerane bënë të ditur se janë shitur gjithsej 17.050 bileta. Vetëm nga Roma do të udhëtojnë një mijë adhurues që do të gjenden në stadiumin e Baselit. Një interesim i jashtëzakonshëm për ta parë një Romë që ka futbollistë të rryer. Ish-trajneri i Juventuesit, tashmë i Romës, Ranieri ndihet i lehtësuar pas fitores së arritur në Serie A të Italisë. Ata në Basel kanë udhëtuar më një matematikë për fitore. "Do të luajmë lojë të hapur e të shpejtë kundër Baselit. Roma është fizikisht shumë e fortë dhe presim fitore", ka thënë Ranieri.