16 shtator 2009

Anceloti: “Me pelqejne dhe fitoret e shemtuara”

Celesi ishte pak impresiv ne fitoren e ngushte 1:0 me Porton (shenoi nje gol mjaft te bukur Anelka). Megjithate tekniku italian Anceloti ka mbetur i kenaqur. Me mungesen e Drogbas, qe shlyen ndeshjen e pare ne ate pezullim prej tre te tilla, instikti vrases te blute e Londres u pa shume i zbehur. Por Aneceloti qendron ne nje pozicion ekstrem, madje dhe ndaj filozofise se pronarit te klubit londinez, miliarderit rus, Roman Abrmovich, qe kerkon fitore me futboll terheqes. “Eshte e pamundur qe te luash mire net e gjitha ndeshjet, pohoi ne konferencen e shtypit, Anceloti. Disa here duhet te fitojme dhe me karakteristika te tjera loje. Ishte pozitiver qe fituam dhe pse me veshtiresi. Nuk mund te luajme gjithnje ne nivelin tone me te mire, eshte e nevojshme te fitojme dhe pa luajtur mire. Sherben dhe fitorja e shemtuar”. Anceloti nenvizoi me tej se ka pergatitur skuadren qe te adaptohet me mungesen e Drogbas dhe ai pret qe Anelka te marre me shume pergjegjesi ne tre ndeshjet e para per ligen e kampioneve. “Anelka eshte nje futbollist i madh kur luan me Drogban por i tilled he kur mungon Drogba. Ai mund te luaje dhe ne qender te sulmit dhe ndaj Portos beri me te miren. Nuk e ndjeme mungesen e Drogbas dhe ne 45 minutat e para luajtem mire. Por pas pushimit problemet nuk munguan pasi nuk e kontrolluam lojen”. Dhe pse Celesi ende nuk ka arritur nivelin me te larte te lojes, eshte ecuria pozitive ajo qe e ka lene te kenaqur Ancelotin: gjashte ndeshje zyrtare dhe gjashte fitore. “Ne duhet te dalim te paret ne grup, por kjo gje nuk do te jete e lehte”, perfundoi tekniku italian.