16 shtator 2009

Ferguson: “Eshte gjithnje problem zevendesimi i Runit”

Tekniku i Mancester Junajtid, ser Aleks Ferguson nuk i ka dhene shume rendesi atij reagimi shperthyes te sulmuesit Runi, pasi u zevendesua ne pjesen e dyte ne ndeshjen me Beshiktash. Pasi punoi shume ne ndeshjen me Totenhem, fituar 3:1 nga djajte e kuq, ku u mbulua dhe perjashtimi nga loja i Scholes per shkak te kartonit te kuq, Runi duhet te ishte i kenaqur me zevendesimin pasi te dielen kampionin e Anglise e pret nje tjeter sfide e rendesishme, derbi me Mancester Sitin. Por ndodhi e kunderta, shperthimi i Runit per vendimin e marre nga Ferguson. “Gjithnje eshte pjese e nje mendim te veshtire nga te marre nga une, kur e zevendesoje Runin, shpjegoi Ferguson. Per nje ore ai luajti si sulmues i vetem dhe i lodh. Kjo ishte arsyeja qe e zevendesova. Por Runi gjithnje mbetet i pakenaqur kur largohet nga fusha pa perfunduar ndeshja. Ai ka shume energji dhe ne cdo ndeshje kerkon te luaje 90 minuta”. I ashper ndaj reagimeve te futbollisteve te tij, Ferguson e harron incidentin-Runi dhe kjo jo sespe ai shkel mbi kodin e etikes qe i ka imponuar Mancester Junajtid. Tekniku skocez e njeh mjaft mire Runin dhe si karakter, e di se cdo reagim nga ana e sulmuesit te tij, nxitet nga nje ndjenje e brendshme: gjithnje te ndihmoje skuadren per te arritur te suksesi. Ne momentin kur Runi u zevendesua nga Majkell Ouen, Manacester Junajtid nuk kishte arritur te goli. Ai do te vinte afro 13 minuta me vone me ane te mesfushorit Scholes.