Galiani: “Mjaft kemi folur per Ronaldinhon”
Ne Velodrom te Marsejes, Milan ka marre nje fitore, qe nuk ishte menduar, ku 35-vjecari Filipo Inzigai dhe nje here tjeter ka demonstruar se mbetet nje nga finalizuesit me te mire ne bote, ne zonen e kundershtarit. Dy gola te tij kane qene shume te vyer per momentin qe po kalon Milan. Midis golave te Inzagit barazimi i perkohshem nga finalizimi i mbrojtesit argjentinas Heintze. Ka mbetur i befasuar me kete fitore dhe Adriano Galiani dhe pse perpara ndeshjes kishte nenvizuar se “liga e kampioneve eshte nje mjedis familjarizues per Milanin”. “E pabesueshme eshte se si transformohemi ne ligen e kampioneve, pohoi Galiani. Luajtem nje pjese te pare shume te mire, por vuajtem pas pushimit. Kjo skuader eshte e pabesueshme, sherben marrja e nje psikiatri. Muzika e liges se kampioneve e transformon skuadren. Tani e rendesishme eshte te vazhdojme kete rruge”. I pyeturt per mungesen e Ronaldinhos, Galiani humbet qetesine: “Besoj se eshte moment te themi mjaft, nuk ka pse te flasim gjithnje per Ronalidnhon”. Galianin e ka uruar presidenti i Realit te Madridit per fitoren ne Velodrom. Tekniku Leonardo ka mbetur pa ze ne perfundim te ndeshjes dhe ne konferencen e shtypit e ka zevendesuar ndihmesi i tij, Tasoti, qe vlereson si Galiani garen e madhe te skuadres. Dhe ai perballet me pyetjen qe ka ne qender Ronalidnhon. “Nuk e kemi nenvleftesuar kete gje, por kjo ishte nje ndeshje ku duhej te vuaje shume dhe kishte nervoje per futbolliste me karakteristika te ndryshme nga Ronaldinho”, ishte shpjegimi i Tasotit. Nga ana e tij tekniku i Olimpik Marsejes, Deshamps nuk e ka fshehur zhgenjimin per humbjen me Milanin. Ai theksoi: “Vetem dy shanse e gjysem per gol per Milanin, por duhet te jesh i kujdeshem kur luan me skuadrat italiane, qe aplikojne nje futboll shume pragmatist. Ne e harruam kete leksion”.