03 mars 2011

Vinovo: Del Neri teston Barzagli-Chiellini në qendër, jashtë Bonucci ?

Dy ditë para ndeshjes të rëndësishme kundër Milanit, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje në Olimpico të Torinos, skuadra vazhdoi me një trajnim intensiv sot në mëngjes në qendrën sportive Vinovo, nën vëzhgimin e Beppe Marottas dhe Pavel Nedved.

Del Neri në një ndeshje praktike testoi mbrojtjen duke vendosur Sorensen dhe Traore në krahë, kurse në qendër vendosi për Barzagli dhe Chiellini, pra të shtunën, Leonardo Bonucci mund të lihet në stol.

Në krahet e mesfushës do të vendosen Krasic dhe Martinez, kurse Marchisio dhe Melo do të vendosen në qendër. Kurse Alberto Aquilani mund të lihet në stol edhe nëse arrinë të rekuperohet, megjithatë ka pak gjasa rikthimi i tij për këtë ndeshje.

Në sulm, Del Neri do të vendos për Matrin dhe Tonin, duke lënë në stol Del Pieron dhe Iaquintan.
Të premten, në prag të ndeshjes kundër Milanit, Del neri do të mbajë një konferencë për shtyp. Takimi me gazetarë do të mbahet në orën 14:00 në Qendrën për Media në Vinovo. /Juventus-Fans/