03 mars 2011

Do ta mposhtim Milanin për tifozët

Juventus do të takohet të shtunën në mbrëmje në Olimpico të Torinos me Milanin.
Një fitore do të sjellë besim dhe me pak depresion mund të japë shtytje për të luftuar për vendin katërt në kampionat.

Felipe Melo, mesfushori brazilian i Juventusit, deklaron për Sky dhe Mediaset, se do të triumfojnë kundër Milanit, duke e ditur se do të jetë shumë e vështirë.
"Ne duhet të luajmë siq bëmë në ndeshjen e parë, duhet të mbajmë përqendrimin në nivelet më të larta."

Fitorja kunder Rossonereve, do tu jep më shumë shpresë tifozëve, të cilët pa dyshim nuk janë të kënaqur me rezultatet momentale.

"Tifozët nuk janë të lumtur dhe kanë të drejtë, sepse dy humbje kundër ekipeve te ashtuquajtura "të vogla" janë të papranueshme. Ata kanë qenë gjithmonë afër nesh. Tani ne duhet të luftojmë shumë për të merituar dashurinë që ata na dhurojnë," përfundon Melo. /Juventus-Fans/