
Në pjesën e dytë Juventus barazon me De Silvestro dhe kalon në avantazh dhe në fazën tjetër me anë të Belcastro. Një tjetër paraqitje e mirë e bardhezinjëve, të cilët janë kampionët në fuqi të këtij turneu. Duket se kriza e skuadrës së parë nuk ka pasoja mbi të rinjtë juventinë të cilët prej disa vitesh po fitojnë shumë trofe në kompeticionet përkatëse.
Talentet e rinj janë një nga pikat kyce të Juves këto vite dhe rezultatet duken qartë kur shikojmë se pikërisht nga atje, kanë dalë lojtarë si Giovinco, Marchisio, De Ceglie, Nocerino, Lanzafame etj. Të gjithë këta lojtarë të rinj dhe me shumë prespektivë. /fcjuventus-news.tk/