01 mars 2011

Merkato: Sakho kuqez - Felipe Melo per Denilson

Vera po afron shpejt dhe gjithashtu edhe zerat per levizje futbollistesh fillojne te shumohen. Kampionati italian ka arritur ne nje gjendje te nxehte per sa i perket luftes per titull kampion por gjithsesi drejtuesit e merkatos per cilendo skuader vazhdojne te bejne punen e tyre te qete!

Nga Franca thuhet se mbrojtesi i PSG, Mamadou Sakho nuk ka deshire te qendroje me ne kete ekip dhe nuk ka rinovuar kontraten me kete ekip. Ne kete menyre shtohen zerat per nje largim te tijin nga ekipi francez . Klubi me i favorizuar per te marre sherbimet e tij sipas mediave franceze duket se eshte Milani. Drejtuesit kuqezi e pelqejne shume mbrojtesin dhe thuhet se jane te gatshem te shpenzojne per te deri ne 10 milion euro.

Nderkohe per Felipe Melon ditet e fundit jane shtuar zerat per nje largim te tijin nga ekipi bardhezi i Juventusit dhe per cdo dite per te duket se ka nga nje ekip te ndryshem te interesuar. Pas Realit, Interit, tani Arsenali eshte i gatshem te bisedoje me drejtuesit e bardhezinjve dhe duket se do tu ofrojne atyre nje shkembim koke me koke mes tij dhe Denilson.

Gjithsesi nga ana tjeter edhe Juventusi nuk eshte shume i bindur per kete levizje sepse te mendosh qe Felipe Melo u ble per plot 25 milion euro dhe tani te shkembehet me nje mesfushor qe nuk vlen me shume se 10 milion euro dhe mbi te gjitha nuk luan rregullishte edhe tek Arsenali.
/JUVENEWS.TK/